Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli ia dedikon golin e parë me Reimsin “të veçantës”

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, ia ka dedikuar golin e parë me Stade de Reims, një personi të veçantë, për të cilën thotë se e di vetë ajo.

Zeneli shënoi të dielën golin e parë me fanellën e Reimsit në fitoren 2 me 4 ndaj Montpellierit.

Ai po ashtu asistoi në këtë fitore.

“Shpirt fantastik i ekipit dje. I lumtur që shënova golin e parë për klubin. Golin ia dedikova dikujt special, e di ajo kush është”, ka shkruar ai duke shtuar edhe një simbol të zemrës në postimin në Instagram.