Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është shprehur i lumtur me fitimin e titullit të kampionit.
Trajneri nga Shkupi këtë titull ua ka dedikuar tifozëve të Prishtinës, Plisave.
“Çdo titull ka shijen e vet por mungesa prej tetë vitesh e bënë këtë titull edhe më të veçantë. Ky titull i ka munguar shumë vite ekipit tonë dhe më së shumti i kemi gëzuar qytetarët e Prishtinës dhe Plisat
Këtë titull ia dedikojmë Plisave të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë.
Për të ardhur deri te kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida momenti kyç pas humbjes ndaj Drenicës ku morëm mbështetje maksimale pasi ishte vështirë pasi krijuam rezultate negative dhe shumë stres mirëpo besimi i tyre u shpërblye me titull kampion”, deklaroi Ramadani.
Edhe
Ramadani i lumtur me fitimin e Superkupës
Trajneri i prishtinasve gjithashtu ka paralajmëruar se do të ketë edhe përforcime për edicionin e ri.