Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zejnullahu transferohet te Nitra në Sllovaki

Mesfushori kosovar Eroll Zejnullahu është transferuar te Nitra në Sllovaki. Ai ka firmosur kontratë me Nitran deri në verën e vitit të ardhshëm, raporton faqja zyrtare e klubit.

Mesfushori 26-vjeçar së fundi ishte pjesë e klubit gjerman Carl Zeiss Jena. Ai është zhvilluar në akademinë e Union Berlinit.

Nitra pas 17 ndeshjeve zë vendin e tetë në elitën sllovake.

“Jam këtu për të punuar fort. Të luaj në një ligë elitare është mundësi e madhe për mua. Kam luajtur 80 ndeshje në kategorinë e dytë gjermane, që ka një nivel shumë të lartë dhe me përvojën që kam mund të ndihmojë”, ka thënë Zejnullahu.

Artikuj të ngjashëm