Kanë kaluar mbi dy muaj që nga rrëzimi i avionit në kanalin anglez që i kushtoi jetën Emiliano Salës dhe pilotit të tij.
Së fundmi “BBC Wales” ka publikuar një detaj të ri sipas të cilës piloti, David Ibbotson, nuk kishte kualifikimin e duhur për të fluturuar natën.
David Ibbotson besohet që nuk i ka dalluar ngjyrat prandaj në licencën e tij shkruhej se ai duhej të fluturonte vetëm gjatë ditës.
Futbollisti, Sala vdiq në moshën 28-vjeçare ndërsa ishte duke fluturuar me avionin “Piper Malibu” për të shkuar nga Nante drejt Cardiffit.
Aviacioni Civil i Britanisë së Madhe nuk ka dhënë ndonjë koment rreth licencës së pilotit./KosovaPress
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohen pamjet e Salas para rrëzimit të aeroplanit
-
Një biznesmen shpallet fajtor për rrëzimin e aeroplanit të Salas
-
Publikohen detaje të reja për tragjedinë e Salas
-
David Henderson pranon fajësinë për akuzën ku mbeti i vdekur Emiliano Sala
-
Sala i është ekspozuar sasisë së madhe të monoksidit të karbonit