Futbollisti Emiliano Sala ishte ekspozuar ndaj nivelit të lartë të monoksidit të karbonit para rrëzimit fatal të aeroplanit në Kanalin Anglez, ka zbuluar raporti.
Sala 28-vjeçar dhe piloti David Ibbotson u rrëzuan me aeroplan më 21 janar, teksa ishin nisur nga Nantesi për të shkuar në Cardiff, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Testet toksikologjike në trupin e Salas kanë treguar se niveli i monoksidit të karbonit në gjak ishte aq i madh sa që ka mundur të shkaktojë humbje të ndjenjave apo sulm në zemër.
Avokati i familjes së Salas ka thënë se raporti ngrit më tepër pyetje.
Trupi i pilotit Ibbotson ende nuk është gjetur, por thuhet se me gjasë është ekspozuar po ashtu ndaj monoksidit të karbonit, sipas raportit të Zyrës së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB).
Edhe
Publikohen pamjet e Salas para rrëzimit të aeroplanit
Niveli i monoksidit të karbonit në gjakun Salas ishte 58 për qind. Në këtë nivel simptomat përfshijnë humbjen e ndjenjave apo edhe sulmin në zemër.
"Niveli i më tepër se 50 për qind te një person i shëndosh në përgjithësi konsiderohet potencialisht fatal", thuhet në raport....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)