Arijan Ademi është kthyer nga Kina këtë verë, duke i kaluar vetëm gjashtë muaj te skuadra Beijing Guoan.
Dinamo negocioi me kinezët për javë të tëra dhe arriti marrëveshje për rikthimin e Ademit në orët e fundit të ditës së fundit të afatit kalimtar veror.
Dinamo pagoi 300 mijë euro kompensim.
Skuadra e madhe kroate nuk e ka regjistruar Ademin për fazën grupore të Ligës së Konferencës dhe ai do të ketë të drejtë lojë vetëm nëse Dinamo e Zagrebit kalon në fazën nokaut.
Qëkur është kthyer në “Maksimir”, Ademi ka luajtur vetëm shtatë minuta kundër Slaven Belupos, 28 minuta kundër Rudeshit dhe 27 të mërkurën kundër Pinikvos në Kupën e Kroacisë.
Edhe
Ademi kthehet te Dinamo Zagrebi, më 5 tetor në Prishtinë
Gjatë negociatave me Dinamon, zyrtarë të skuadrës kineze kanë kërkuar bonuse në rast se Ademi luan më shumë ndeshje dhe minuta, ka shkruar “Index.hr” të premten.
Bonuset janë arsyeja pse Ademi nuk ka pasur shumë minutazhë për Dinamon deri tani. Megjithatë, ndihma e tij nuk është nevojitur shumë, për shkak se Dinamo ka rreshtuar sukseset edhe pa të në fushë.
Nëse Ademi luan më shumë se 35 minuta në tetë ndeshje për Dinamon deri në fund të këtij viti (pa i llogaritur minutat shtesë), Dinamo duhet t’ia paguajë skuadrës kineze 500 mijë euro.
Nëse ai luan më shumë se 35 minuta në 15 ndeshje deri në fund të sezonit, edhe 700 mijë euro do t’u shkonin zyrtarëve të ekipit nga Kina.
Kjo do të thotë se Ademi do të mund t’i kushtonte Dinamos deri në 1.3 milionë euro.
Edhe
Ademi transferohet te klubi kinez Beijing Gouan
Deri në fund të edicionit Dinamo do t’i ketë nëntë derbi me Hajdukun, Osijekun dhe Rijekën.
Të dielën mund ta ketë rastin për të luajtur si titullar kundër Hajdukut në Poljud.
Deri në pushimin dimëror, Dinamon e presin dy derbi me Hajdukun, një me Rijekën dhe një me Osijekun.
Dinamo e Zagrebit në Ligën e Konferencës është në grup me Ballkanin, kampionin e Kosovës.
Në Grupin C janë edhe Viktoria Plzeni dhe Astana.
Edhe
Arijan Ademi do të largohet nga Dinamo Zagrebi
Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, Dinamo e Zagrebit e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër skuadrës nga Suhareka.
Ballkani – Dinamo Zagreb luhet më 5 tetor, nga ora 18:45.