Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zalewski falënderon Mourinhon para Botërorit

Futbollisti i Romës, Nicola Zalewski, u lind dhe u rrit në Itali, por e përfaqëson Poloninë në Botëror.

Një gjë e tillë ka ndodhur falë Jose Mourinhos, i cili e ka përkrahur atë shumë.

“Mourinho më ka ndihmuar shumë. Pavarësisht se ka momente të vështira, unë e di se duhet të punoj fort dhe ato periudha kalojnë”, ka thënë Zalewski në konferencën për shtyp të shtunën.

Zalewski ka luajtur 16 ndeshje për klubin e tij në Serie A dhe në Ligën e Evropës, ndërsa më pas fitoi vendin te Polonia.

Polonia të martën e luan ndeshjen e parë të Grupit C me Meksikën. Në këtë grup është edhe Argjentina dhe Arabia Saudite.