Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zabërgja i bashkohet Dukagjinit

Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Dior Zabërgja.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e klubit në rrjetet sociale.

Zabërgja edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Vushtrrisë.

Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura nga klubi i Dukagjinit.

Zabërgja në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Gjilani dhe Arbëria.