Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli prezanton amerikanin Williams

Basketbollisti amerikan Cameron Williams është përforcimi më i ri i Golden Eagle Yllit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, të martën e ka zyrtarizuar amerikanin 185 centimetra, i cili pritet të jetë i gatshëm për lojë prej xhiros së ardhshme.

Williams ka bërë karrierë në Australi, Sllovaki e Rusi. Vitin e shkuar, ai ishte pjesë e ekipit nga Rusia, Yugra Surgut dhe ka luajtur me një mesatare prej 11.5 pikëve për ndeshje.