Golden Eagel Ylli, ka bërë të ditur se është përforcuar me basketbollistin amerikan Elyjah Clark.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi suharekas në rrjetet sociale.
Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Ankara Anadolu që garon në Ligën e Parë të Turqisë. Clark në 15-të ndeshje të luajtura kishte një mesatare prej 20 pikëve për ndeshje dhe 6 kërcimeve për ndeshje.
Clark është përforcimi i katërt i Yllit, pasi më herët klubi ka nënshkruar edhe me Erjon Kastratin, Frenki Lilajn dhe Mitchell Welbekin
Elyjah Clark Vjen nga Ankara Anadolu Basket (Turqi) Në 15 ndeshjet e zhvilluara kishte 20p 6r 4a për lojë. Mirë se vjen Clark
Posted by K.B. Golden Eagle YLLI on Sunday, January 10, 2021
Artikuj të ngjashëm