Sport

Ylli pa telashe ndaj Ponte Prizrenit

Golden Eagle Ylli është gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Kosovës në basketboll.

Të enjten mbrëma në Rahovec, Ylli e mposhti Ponte Prizrenin me rezultat bindës, 93:78.

Suharekasit e bënë dallimin në çerekun e parë dhe të dytë, ndërsa kontrolluan ndeshjen deri në fund.

Chris Harris realizoi 17 pikë e 14 kërcime për Yllin. Wesley Washpun i kishte 15 pikë e nëntë asistime, ndërsa Rashun Davis i realizoi 25 pikë.

Te Ponte u dallua Adam Grant me 23 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Ylli të premten në gjysmëfinale luan me Sigal Prishtinën.