Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll Golden Eagle Ylli ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin amerikan Keith Frazier.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi nga Suhareka të mërkurën në rrjetet sociale, transmeton Koha.net.
“Me marrëveshje të dyanshme kemi është ndërprerë bashkëpunimi me Keith Frazierin. Golden Eagle Ylli e falënderon Keithin për angazhimin e tij të deritashëm dhe i uron suksese në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e klubit.
Ylli zë vendin e tretë në Superligë me 16 fitore e gjashtë humbje. Renditjen e kryeson Sigal Prishtina me 17 fitore e pesë humbje.