Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli – Peja, derbi i xhiros së dytë në Ligën Unike

Dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, do të jetë derbi i xhiros së dytë në Ligën Unike të basketbollit që zhvillohet këtë vikend. Kjo ndeshje, zhvillohet të dielën prej orës 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Si Ylli ashtu edhe Peja, startuan me fitore në Ligën Unike pasi triumfuan në xhiron e parë në udhëtim, ndaj Vllaznisë dhe Teutës.

Të dielën, por prej orës 19:00 zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Prizrenit-16, me të cilën edhe mbyllet kjo xhiro.

Ndërkohë, të shtunën janë në program dy ndeshje, me të cilat edhe hapet xhiroja e dytë. Rahoveci që humbi në xhiron e parë, e pret në shtëpi skuadrën e Teutës prej orës 17:00 ndërsa dy orë më vonë, luhet ndeshja mes ekipeve të Shqipërisë, Kamzës dhe Vllaznisë së Shkodrës.