Sport

Ylli mposht Trepçën

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë skuadra e Yllit ka arritur të mposhtë klubin nga Mitrovica, Trepçën në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit shënuan fitore me rezultat 90-83, transmeton Koha.net.

Më efikasi në parket për vendasit ishte Devonte Browen, i cili shënoi 19 pikë, pati 4 kërcime e një asistim.

Derisa te Trepça më i miri ishte Hanes me 24 pikë, 2 kërcime e 6 asistime.