Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli mposht Ponte Prizrenin

Ylli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit shënuan fitore me rezultat 94:86, transmeton Koha.net.

Njëri nga më meritorët në parket për këtë fitore të Yllit ishte Samir Zekiqi, i cili shënoi 29 pikë, pati 11 kërcime e 3 asistime.

Derisa te Ponte më i miri ishte Malcom Canada që shënoi 30 pikë, pati 3 kërcime e 5 asistime.

Artikuj të ngjashëm