Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli kërkon shkëlqimin përballë superfuqisë së basketbollit kosovar

Basketbollistët e Golden Eagle Yllit kanë gati një muaj që po përgatiten intensivisht për garat e plejofit të këtij edicioni në IP Superligën e Kosovës.

Ylli në gjysmëfinale të plejofit do të përballet me Sigal Prishtinën, që është lidere e kampionatit pas pjesës së rregullt, kampione në fuqi dhe favoritja më e madhe për të fituar sërish titullin, shkruan Koha Ditore.

Armë e fortë e skuadrës nga Suhareka llogaritet Arben Krasniqi, që me Prishtinën kishte fituar shtatë tituj rresht, e shumë kupa e trofe të tjerë. Krasniqi është angazhuar tek Ylli para disa javëve.

Ndeshja e parë gjysmëfinale, luhet të mërkurën (sot) në Prishtinë prej orës 19:30. Ekipi që i pari siguron tri fitore kualifikohet në finalen e këtij edicioni, kurse gjysmëfinalet do të zhvillohen sipas formatit 2-2-1, me epërsinë e terrenit vendas që i takon ekipit që pjesën e rregullt e ka përfunduar më lart në tabelë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)