Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli kërkon më shumë shkëlqim, synon edhe Hajrizin

Pas angazhimit të Alban Veselit dhe interesimit për reprezentuesin tjetër të Kosovës, Gëzim Morina, skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e dëshiron në radhët e veta për pjesën e mbetur të këtij edicioni edhe Drilon Hajrizin, që jo shumë kohë më parë ishte ndër lojtarët më të mirë në Kosovë.

Tek Ylli kanë konfirmuar negociatat me Hajrizin, i cili është lojtar i lirë dhe po shpresojnë që të arrihet marrëveshja sa më shpejtë, shkruan Koha Ditore.

Hajrizi 28-vjeçar, edicionin e shkuar ishte pjesë e ekipit nga Japonia, Kanazawa Samuraiz, por lëndimi bëri që ai të largohet për të nisur fazën e rikuperimit.

Hajrizi ka kohë që është rikuperuar dhe po stërvitet individualisht deri sa te gjejë angazhim. Ai është i interesuar të luajë jashtë kufinjëve, por nuk ka përjashtuar mundësinë që të mbetet në Kosovë nëse vjen ndonjë ofertë e mirë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).