Në Suharekë është festuar edhe një titull.
Pas suksesit që e arriti skuadra e Ballkanit në elitën e futbollit kosovar, suharekasit u mblodhën edhe një herë tjetër për të festuar. Tani me basketbollistët.
Golden Eagle Ylli të enjten mbrëma e fitoi titullin e dytë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ylli në palestrën “Minatori” fitoi ndaj Trepçës me rezultatin 70:64 dhe e fitoi serinë finale të plejofit me rezultatin 3:1.
Një numër shumë i madh i tifozëve dhe adhuruesve të basketbollit ishin mbledhur në qendër të qytetit të premten, ku pati organizim në nderim të basketbollistëve më të mirë të Kosovës për këtë edicion.