Ben Yedder është futbollisti më i ri i Monacos.
Klubi francez ka bërë të ditur se e ka transferuar sulmuesin nga Sevilla, me të cilin ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se futbollisti francez i ka kushtuar Monacos rreth 40 milionë euro.
Yedder, që ishte i lidhur edhe me një kalim te Manchester Unitedi, ka thënë për faqen zyrtare të klubit se është shumë i lumtur që do të veshë fanellën e Monacos.
Sipas tij, projekti serioz i klubit francez e ka bindur që ta lërë Sevillën. Ai ka premtuar maksimumin.
Yedder ishte pjesë e Sevillës që nga viti 2016 duke qenë sulmuesi kryesor, ku në 138 ndeshje, realizoi 70 gola.