Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yamal mbetet te Barça deri më 2026

Sulmuesi i krahut, Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me skuadrën e Barcelonës.

Ekipi nga La Liga, të hënën ka njoftuar se me rinovimin e kontratës, Yamal do të jetë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit 2026.

Krahas rinovimit të kontratës, Yamalit i është caktuar edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.

Me këtë veprim, Yamal vazhdon zhvillimin e tij të mëtejmë te Barcelona, ekip ku është rritur prej moshës 7-vjeçare.

Në muajin prill të këtij viti, Yamal debutoi te Barcelona me 15 vjet duke u bërë lojtari më i ri në histori të klubit. Këtë edicion, ai është pjesë e rregullt e ekipit të trajnerit Xavi Hernandez dhe deri më tani, Yamal ka regjistruar 9 paraqitje dhe ka bërë 2 asistime. Po ashtu, Yamal ka debutuar edhe me Spanjën në muajin e shkuar, ku në 2 ndeshje të luajtura ka shënuar 1 gol.

Artikuj të ngjashëm