Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se të gjithë lojtarët, përfshirë Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Andi Zeqirin, do të udhëtojnë në Serbi për t’u përballur me Bjellorusisë.
“Nuk ka qenë kurrë një diskutim. Të gjithë lojtarët duan të ndihmojnë ekipin dhe do të udhëtojnë në Serbi”, ka thënë Yakin.
Ka pasur shumë pikëpyetje nëse Xhaka e Shaqiri do të luajnë ndaj Bjellorusisë, meqë ndeshja do të zhvillohet në Novi Sad.
Xhaka e Shaqiri kanë qenë dy lojtarët që e kanë dërguar Serbinë në shtëpi në dy botëroret e fundit.
Yakin për Ardon Jasharin e Andi Zeqirin
Ardon Jashari buk është grumbulluar me Zvicrën për dy ndeshjet e këtij muaji për Zvicrën.
Por përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka arsyetuar vendimin e tij.
“Ai do të jetë me U21. Ai duhet ta njohë trajneri e ri dhe ekipin U21. Kemi shumë konkurrencë në mesfushë. Fabian Rieder mund të na ndihmojë më shumë me forcën e tij sulmuese në këto ndeshje sesa një lojtar sulmues si Ardoni”, ka thënë Yakin.
Yakin pati fjalë të mëdha për zhvillimin që ka pasur kohëve të fundit Andi Zeqiri me Baselin.
"Është kënaqësi ta shikosh. Shënon shumë gola dhe janë në formë të mirë. Tani shpresojmë që të sjell cilësitë në kombëtare”, ka thënë ai.