Sport

Yakin i heq dilemat: Xhaka është dhe do të mbetet kapiteni i Zvicrës

Granit Xhaka do të mbetet kapiten i Zvicrës. Këtë e ka bërë të qartë selektori i Zvicrës, Murat Yakin, në një intervistë të gjatë për Blick.

“Dua ta bëjë të qartë këtu që Graniti është dhe do të jetë kapiteni ynë. Nuk ka tjetër. Ai është kapiteni i duhur, udhëheq ekipin dhe është lider në fushë. Lojtarët i besojnë atij dhe e mbrojnë atë. Nuk ka diskutime”, ka thënë Yakin.

Selektori i Zvicrës ka theksuar se komentatori i televizionit zviceran, Sascha Ruefer ishin të tepruara. Ruefer kishte theksuar se Xhaka nuk duhet të jetë kapiten më.

“Kritikat e Rueferit kanë shkuar shumë larg. Ato i llogaris edhe si sulme ndaj meje, pasi unë vendos se kush është kapiteni ynë. Është mirë që ai si komentator nuk mund të vendos se kush është kapiteni i ekipit nacional. Dhe është po ashtu mirë që unë si selektor nuk mund të vendosi se kush do të komentojë ndeshjet tona në televizionin zviceran”, ka theksuar Yakin.

Yakin është shprehur i qartë se nuk do të lejojë askënd t’i përzihet në punën e kapitenit.

Selektori i Zvicrës është pyetur edhe për veprimet e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë.

“Fokusi i publikut është në këto veprime. Por ne e kemi pasur Granitin afër për katër javë dhe e kemi parë se si e udhëheq ekipin, si udhëheq si lider. Ai është djalosh, karakter. E vlerësoj këtë më shumë se faktin që vepron me emocione në situata individuale. Ju shkoni në stadium për shkak të lojtarëve si Xhaka. Për shkak të lojtarëve si ai, gazetarët kanë shumë gjëra për të shkruar dhe raportuar. Për shkak të lojtarëve si Xhaka unë kam dëshirë të jam trajner. Edhe nëse më sfidojnë vazhdimisht, lojtarët e tillë më entuziazmojnë”, ka thënë Yakin duke treguar përkrahje të jashtëzakonshme për Xhakën.