Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudo, tërhiqet shorti për Evropian

Xhudistët kosovarë kanë mësuar kundërshtarët në Kampionatin Evropian që nesër fillon në Lisbonë të Portugalisë. Kosovën në Evropian e përfaqësojnë gjashtë xhudistë.

Të premten, në ditën e parë të garave, garojnë Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Nora Gjakova e Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë.

Distria është bartëse e parë dhe në xhiron e parë është e lirë. Në xhiron e dytë takohet me fituesen e luftës mes italianes Francesca Giorda dhe moldaves Ana Budescu.

Edhe Nora në xhiron e parë edhe e lirë, ndërsa në të dytën e pret fituesen e luftës mes rumunes Loredana Ohai dhe spanjolles Carla Ubasart Mascaro.

Flaka Loxha në xhiron e parë përballet me sllovenen Kaja Kajzer.

Të shtunën, Akil Gjakova në kuadër të xhiros së dytë (73 kg) takohet me izraelitin Ido Levin.

Edhe Kosova me dy bartëse të para e një të dytë në Evropian Sport Kosova me dy bartëse të para e një të dytë në Evropian

Laura Fazliu (63 kg) përballet në nismë me gjermanen Dena Pohl.

Garën për Kosovën e mbyll Loriana Kuka, të dielën. Ajo në xhiron e dytë do ta ketë përballë ukrainasen Anastasiya Turchyn. Loriana garon në kategorinë deri 78 kilogramë.

Kosova synon medalje në Evropianin e këtij viti.