Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudo, nga një fitore për Hysenin e Kasapin

Dy xhudistë të Kosovës kanë garuar në garën European Open që të shtunën filloi në Sarajevë. Fisnik Hyseni garoi në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa Fationa Kasapi në kategorinë deri 57 kilogramë. Por asnjëri nuk shkuan larg.

Hyseni raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e mposhti polakun Konrad Szatkowski. Xhudisti i Trepçës filloi mirë edhe ndaj italianit Luigi Brudetti, duke realizuar “Waza-ari”. Por mbeti pa forcë dhe Brudetti fitoi me hedhje për “Ippon”.

Një fitore e kishte edhe Fationa Kasapi. Ajo fillimisht e kaloi turken Aysenur Budak. Në luftën e dytë humbi nga spanjollja Carla Ubasart Mascaro.

Të dielën në Sarajevë garojnë edhe Loriana Kuka, Arbër Kullashi e Shpati Zekaj.