Të enjten (nesër) fillon gara Grand Prix e xhudos në Linz të Austrisë. Kosovën në këtë garë të rëndësishme e përfaqësojnë Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpati Zekaj. Trajneri Driton Kuka ka vendosur që Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin t’i pushojë nga kjo garë.
Të enjten garojnë Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të dy xhudistet garat është me shumë rëndësi. Erza në xhiron e parë përballet me austriaken Carina Klaus-Sternwieser.
Flaka përballë në xhiron e parë e ka spanjollen Jaione Equisoain. Në Austri garojnë 455 xhudistë nga 72 shtete të ndryshme.