Blerina Gashi dhe Besiana Gashi kanë fituar titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik të xhudos për të rinj, grupmosha U15.
Ballkaniku për këtë grupmoshë është mbajtur të shtunën në Podgoricë. Blerina Gashi zuri vendin e parë në kategorinë deri 44 kilogramë, ndërsa Besiana Gashi në kategorinë deri 48 kg. Blerina shënoi katër fitore, ndërsa Besiana i kishte pesë fitore.
Ndërkohë Milot Gashi u rendit i dyti. Pas tri fitoresh ai u mposht në finale. Sipas njoftimit të Federatës së Xhudos së Kosovës, në Ballkanikun U15 morën pjesë 350 xhudistë.