Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudistët Nesimi dhe Reshitaj ndalen në rundin e parë

Xhudistët e rinj, Uvejs Nesimi dhe Andi Reshitaj janë ndalur në rundin e parë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Nesimi i kategorisë deri 50 kilogramë pësoi disfatë nga xhudisti rumun, Mario Rate, ndërsa Reshitaj i kategorisë deri 55 kilogramë nga holandezi, Luca Richardson.

Në tri ditët e ardhshme në tatami do të paraqiten edhe xhudistë tjerë.

Deri tash, sportistët e Kosovës nuk ka arritur ndonjë sukses.