Xhudistët e rinj këtë fundjavë janë mbledhur në Podgoricë ku është zhvilluar Kupa Evropiane për juniorë.
Kosova është prezantuar me tri xhudiste e me tre xhudistë.
Më e suksesshmja ishte Rezarta Alimi që fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
19-vjeçarja e fitoi luftën e parë e më pas e humbi të dytën.
Në repesazh i shënoi edhe dy fitore për të zënë vend në podium.
Edhe
Xhudo, Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupë Evropiane
Laurinë Gashi u rendit e pesta në kategorinë deri 52 kilogramë.
E fitoi luftën e parë, e humbi të dytën e më pas në repesazh shënoi tjetër fitore. Por për medalje të bronztë humbi nga një hungareze.