Xhudistët këtë fundjavë do të garojnë në Sofje të Bullgarisë. Por nuk do të jenë të angazhuar më të mirët.
Në kryeqendrën e Bullgarisë të shtunën të të dielën mbahet gara “European Open” kur do të marrin pjesë 402 xhudistë nga 43 shtete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova do të përfaqësohet nga Dardan Cena e Shpati Zekaj te xhudistët, si dhe nga Flaka Loxha e Debora Gjakova te xhudistet. Pra nuk do të jenë më të mirët, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova e Laura Fazliu.
Për Dardanin, Shpatin, Flakën e Dëborën gara në Sofje vlerësohet shumë e rëndësishme. Të gjithë ata janë në kërkim të shfaqjes së nivelit te të rriturit.