Një fundjavë tjetër e suksesshme për xhudon kosovare. Të shtunën e të dielën nuk kishte garë për xhudistët seniorë të Kosovës, por u mbajtën dy gara për xhudistët e kategorive të reja.
Në Liebnitz të Austrisë u mbajt Kupa Evropiane për Juniorë (U-20), ndërsa në Bihaç të Bosnjë dhe Hercegovinës Kampionati Ballkanik për kadetë (U-18). Në të dy garat xhudistët kosovarë fituan medalje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas trajnerit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka, Kupa Evropiane në Liebnitz është gara më e fortë në botë për xhudistët juniorë. Në të morën pjesë 39 vende me gjithsej 580 xhudistë. Kosova mori pjesë me tetë xhudistë, ndërsa fitoi dy medalje.
Erza Muminoviq u rendit e dyta në kategorinë deri 44 kilogramë dhe kështu fitoi medaljen e argjendtë. Ajo fitoi fillimisht ndaj azerbajxhanases Ramila Aliyeva e në gjysmëfinale ndaj hungarezes Fatime Beringer.
Në finale humbi nga braziliania Amanda Arraes. Xhudistet e tjera nuk fituan medalje në Liebnit të Austrisë. Laura Fazliu humbi luftën e parë Flaka Loxha u ndal në luftën e dytë, ndërsa Aktina Osa në të parën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)