Mediumi gjerman “Kicker” ka listuar 15-të talentet e Bundesligës gjermane dhe në mesin e tyre është edhe futbollistja shqiptare që përfaqëson Zvicrën, Riola Xhemaili.
Xhemaili iu bashkua Wolfsburgut në verën e këtij viti nga skuadra e Freiburgut, ndërsa ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2026.
Bundesliga gjermane në konkurrencën e femrave nis në këtë fundjavë.
Wolfsburgu në shtëpi do të luajë kundër Leverkusenit.
“Mesfushorja kreative është një nga talentet më premtuese të Zvicrës dhe mund ta bëj diferencën në çdo moment. Pas Freiburgut, ajo tani rritjen në karrierë do ta vazhdojë te Wolfsburgu”, ka shkruar “Kicker” të premten.
Xhemaili, megjithatë, nuk ishte pjesë e Zvicrës në Kampionatin Botëror që u mbajt në Australi dhe në Zelandën e Re.
20-vjeçarja Xhemaili karrierën e nisi te Baseli, ndërsa më pas i ishte bashkuar Freiburgut.