Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili ftohet nga Zvicra

Riola Xhemaili është në mesin e 23 futbollisteve të ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës në konkurrencën e femrave, Nils Nielsen.

Xhemaili dhe 22 futbolliste të tjera do të jenë të gatshme për lojë, për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.

Të premten më 8 prill, Zvicra luan në Bukuresht kundër Rumanisë, dhe më 12 prill në Thun kundër Italisë.

Xhemaili rikthehet në Përfaqësuesen A të Zvicrës te femrat.

“Jam shumë i lumtur që shumë futbolliste janë të gatshme sërish për lojë, për këto ndeshje të rëndësishme. Disa kanë pasur më pak minuta lojë, e disa të tjera dëshirojnë të luajnë shumë”, theksoi përzgjedhësi Nielsen.

Në kualifikime të Botërorit, Zvicra i prinë Grupit G me 18 pikë, ende pa humbje.

Në vendin e dytë është Italia që ka tri pikë më pak, ndërsa Rumania është e treta, me nëntë pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm