Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xheko mungon në përballjen ndaj Juventusit

Sulmuesi i Romës, Edin Xheko, raportohet se do të mungojë dhjetë ditë për shkak të lëndimit dhe pritet të mungojë në kryendeshjen ndaj Juventusit këtë fundjavë.

Sipas “Sky Sport Italia”, testimet e fundit kanë zbuluar një lëndim në muskuj dhe Xheko do të duhet të qëndrojë së paku dhjetë ditë jashtë fushave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përpos tij në dyshim është edhe mesfushori Radja Nainggolan që rrezikon ndeshjen me Juven.

Roma është vetëm një pikë para Napolit në luftën për pozitën e dytë, që garanton hyrjen direkte në Ligën e Kampionëve.