Sulmuesi nis stërvitjet me klubin e Romës Trajneri i Romës, Paulo Fonseca dhe kapiteni Edin Xheko, kanë pasur një takim. Sipas mediave italiane trajneri dhe sulmuesi boshnjak janë sqaruar pas problemeve të fundit që kishin.
Tashmë sulmuesi i është bashkuar ekipit në stërvitje pasi ishte lënë jashtë skuadrës së parë për 10 ditë. Me mbylljen e afatit kalimtar të janarit Xheko dhe klubi janë pajtuar të vazhdojnë të punojnë së bashku deri në fund të sezonit. Sulmuesi 34-vjeçar do të ftohet për ndeshjen e radhës në Serie A, ndaj Juventusit.