Edin Xheko mund të rikthehet në Premierligë.
Sulmuesi boshnjak që po kalon formë fantastike te Roma, ka pohuar se mund të rikthehet sërish në ishull.
“Kisha katër vjet e gjysmë të lumtura atje, pasi e kam shijuar çdo ndeshje, mirëpo tani për tani jam i lumtur te Roma, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Dzeko.
Interesim për boshnjakun ka shprehur Chelsea që synon ta rikthejë në Premierligë, sulmuesin shtatgjatë.
32-vjeçari këtë edicion me Romën, në nëntë paraqitje ka pesë gola dhe dy asistime.
Artikuj të ngjashëm