Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka shënon supergol për Leverkusenin

Mesfushori Granit Xhaka ka realizuar supergol për Bayer Leverkusenin.

Reprezentuesi i Zvicrës shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes që lideri i Bundesligës po e zhvillon ndaj Mainzit në xhiron e 23-të të sezonit.

Ai shënoi nga distanca.

Është goli i parë i Xhakës për këtë skuadër, që nga kalimi prej Arsenalit gjatë verës.