Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka nis stërvitjet katër ditë më herët

Pasi e përfundoi edicionin me Arsenalin, Granit Xhaka ishte në detyrë me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Më pas u zyrtarizua si përforcim te skuadra e Bayer Leverkusenit duke u larguar nga “revolveristët” pas shtatë edicioneve.

Mesfushori është dashur të jetë ende në pushime por ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së re, Leverkusenit gjerman, katër ditë më herët në fazën përgatitore.

“Bild” ka shkruar se trajneri Xabi Alonso ka plane të mëdha në ndërtimin e skuadrës, ndërsa si një prej kryesorëve në formacion e sheh futbollistin shqiptar.

Xhaka pritet t’i jap Leverkusenit më shumë dëshirë, pasion dhe agresivitet në mesfushë, si dhe më shumë duele të fituara.

Edhe Xhaka i gëzohet bashkëpunimit me Alonson, pranon rolin e liderit Sport Xhaka i gëzohet bashkëpunimit me Alonson, pranon rolin e liderit

Alonso e ka përkufizuar transferimin e Xhakës me një fjalë - energji.

Një gjë e tillë mungoi te Leverkuseni në edicionin e kaluar, ka shkruar tutje gazeta e madhe gjermane.

Sipas planit të skuadrës gjermane, Xhaka nuk ishte dashur të jetë në stërvitje deri të hënën.

Në stërvitjen e parë Xhaka përveç që e përcolli programin e skuadrës bëri edhe vrapime shtesë.

Edhe BILD: Erik ten Hag mërzit Granit Xhakën Futboll BILD: Erik ten Hag mërzit Granit Xhakën

Më pas u takua me tifozët që ishin mbledhur për ta shikuar skuadrën nga afër. Nënshkroi edhe autografe për ta si dhe bëri fotografi.

Alonso e sheh Xhakën si njeriun kyç për fazën defensive.