Selektor i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se Granit Xhaka do të përdoret ndaj Brazilit ndryshe prej ndeshjes kundër Kamerunit.
Yakin në konferencën për media të dielën ka theksuar se Xhaka do të ketë mision të mbyloj pikat e forta të Brazilit.
Ndeshja Brazil – Zvicër luhet të hënën nga ora 17:00 dhe i takon grupit G të Botërorit në Katar.
“Ne e dimë fazën e lartë të tranzicionit të Brazilit. Lojtarët tani si Graniti kanë mjaftë përvojë për të luajtur aty ku janë pikat e tyre të forta. Ka nevojë për një rritje në krahasim me ndeshjen ndaj Kamerunit, por jo të luaj ndryshe. Po ta kishim përdorur më mirë Granitin kundër Kamerunit, ai do të kishte pasur pesë ose gjashtë gjuajtje drejt portës”, ka thënë Yakin. Xhaka është kapiten i Zvicrës, ndërsa rol kyç luan edhe Xherdan Shaqiri. Zvicra e ka përfshirë në ekip edhe talentin, Ardon Jashari.