Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka i lumtur me shortin e Botërorit

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka është ndarë i kënaqur me shortin e sotëm për fazën e grupeve në Botëror.

Në Grupin E, Zvicra do të ketë përballë Serbinë, Brazilin e Kosta Rikën, transmeton Koha.net.

“Përshëndetje fansa, a jeni të lumtur me shortin e Kupës së Botës 2018? Unë jam!”, ka shkruar Xhaka.

Ndeshjen e parë Zvicra do ta zhvillojë ndaj Brazilit më 17 qershor 2018 nga ora 19:00, përderisa me Serbinë përballet më 22 qershor, kurse ndeshjen e fundit në grup e luan ndaj Kosta Rikës më 27 qershor.

Artikuj të ngjashëm