Granit Xhaka ka shënuar gol në përballjen e sotme të Zvicrës ndaj Hungarisë.
Ai realizoi në minutën e 18 pas një gabimi të portierit kundërshtar, i cili rrëshqiti në tentim për të larguar topin nga zona e rreptësisë, transmeton Koha.net.
Zvicra po udhëheq 2 me 0, kurse golin e dytë e shënoi Frei në minutën e 20.
Kombëtarja zvicerane me këtë fitore të mundshme siguron kualifikimin në Botëror si lider i Grupit B.