Granit Xhaka e shënoi të premten mbrëma golin e parë me fanellën e Leverkusenit, që vazhdon të mbetet në krye të tabelës në Bundesligën gjermane.
Kapiteni i Zvicrës ishte sërish prej më të mirëve në fushë te skuadra e Leverkusenit në fitoren 2:1 ndaj Mainzit.
Xhaka e ka vlerësuar shumë të vështirë fitoren, por ka thënë se duhet qëndruar me këmbë në tokë, dhe natyrisht të vazhdohet me suksese të tilla.
“Ka skuadra si Mainzi që vijnë këtu e mbrohen shumë. Nuk është e lehtë të gjenden hapësira. Duhet të provojmë vazhdimisht. Por në fund, askush nuk pyet se a luan mirë apo jo. Tri pikë janë tri pikë. Nuk ka rëndësi se si i fiton ndeshjet në fund”, ka thënë Xhaka pas fitores me Mainzin.
Xhaka iu gëzua golit të parë në Bundesligë prej shtatorit të vitit 2015.
Edhe
Xhaka shënon autogol, por Leverkuseni fiton ndeshjen
Dhe për këtë është gëzuar jashtëzakonisht shumë, pasi i ka munguar goli për kohë të gjatë.
“Doja të gjuaja në portë. Natyrisht, shënova pasi portieri bëri hapin para, ndoshta mendoi se do të harkoja. Gjuajta në mënyrë të përkryer. Gjithçka që më mungonte deri tani ishte goli”, ka deklaruar Xhaka.
Ai ka treguar se gëzimin kinse është lënduar është nga Takefusa Kubo, që kishte bërë diçka të ngjashme me Real Sociedadin, e më pas është parë edhe në lojërat kompjuterike.
Xhaka e ka planifikuar që një gjë të tillë ta bëjë kur ta shënojë golin e parë.
“E kemi diskutuar me djemtë se kjo do të jetë mënyra se si do të festojë kur ta shënojë golin e parë”, ka treguar Xhaka, futbollisti me eksperiencë.
Xhaka ka thënë se pavarësisht diferencës së pikëve, duhet pasur kujdes.
Edhe
Paraqitja e Xhakës vlerësohet brilante, ai flet për ndeshjen me Bayernin
Ai ishte lider me Arsenalin në Premier League në edicionin e kaluar, por në fund e humbi titullin e kampionit nga Manchester City.
https://www.koha.net/sport/410390/xhaka-shenon-supergol-per-leverkusenin/