Granit Xhaka ka festuar pas ndeshjes me Serbinë duke mbajtur veshur fanellën e bashkëlojtarit, Ardon Jashari.
Kjo ka çmenduar mediat serbe që kanë bërë lloj-lloj komentesh për këtë veprim të mesfushorit shqiptar. Por Xhaka ka mohuar në konferencë që kjo ka të bëjë me ndonjë provokim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jo, asnjë prapavijë politike. Ka ardhur i ri në ekip. Unë isha në situatë sikur ai, meriton respekt. Shihemi çdo ditë, kalojmë shumë kohë së bashku. Gjithnjë pas ndeshjes mbaj fanellën e tij. Këtë e kam bërë pikërisht tani”, ka thënë Xhaka, raportojnë mediat serbe.