Kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri, startojnë te Zvicra në ndeshjen ndaj Rumanisë, që zhvillohet në Bukuresht prej orës 20:45. Është ndeshje vendimtare për vendin e parë në grup.
Për Xhakën është ndeshja e 120-të me Zvicrën. Për Shaqirin e 119-ta. Shaqiri e kalon Heinz Hermannin që me 118 ndeshje e mbante rekordin për paraqitje te Zvicra deri në javën e kaluar. Hermann e mbante rekordin që nga viti 1991, por tashmë e ka kaluar Xhaka, ndërsa e kalon edhe Shaqiri.
Artikuj të ngjashëm