Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka e Leverkuseni në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka

Bayer Leverkuseni vazhdon me rezultate të mira.

Të mërkurën mbrëma skuadra e Granit Xhakës siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Leverkuseni, që është lider i Bundesligës, fitoi 3:1 ndaj Paderbornit në kuadër të një të tetës së finales.

Xhaka, si zakonisht, kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.

Ndërkohë te Paderborni i Bundesliga 2, startuan Florent Muslija dhe Visar Musliu. Mbrojtësi Musliu kompetoi ndeshjen, ndërsa Muslija luajti deri në minutën e 68-të.

Edhe Leverkuseni fiton me gol të minutës së 91-të Futboll Leverkuseni fiton me gol të minutës së 91-të

Victor Boniface, Exequiel Palacios dhe Patrick Schick shënuan golat për Leverkusenin.

Golin e vetëm për Paderbornin e shënoi Sebastian Klaas.