Dëshira e Alexis Sanchezit për të fituar, madje edhe në stërvitje, është një shembull për lojtarët e Arsenalit, thotë Granit Xhaka.
Raportohet se Sanchez është afër transferimit te Manchester Unitedi, përderisa në drejtim të kundërt pritet të shkojë Henrikh Mkhitaryan, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhaka thotë se do të ishte shumë i lumtur nëse Sanchezi qëndron tek Arsenali pas një lojtar i nivelit botëror.
“Alexis është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai ka klasin që e tregon çdo javë, dhe unë do të jem i lumtur nëse ai qëndron. A do të qëndrojë apo jo? Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Në stërvitje ai është shembull për shumë njerëz sepse ai dëshiron gjithmonë të fitojë pa marrë parasysh se çfarë po bëjmë, në një ndeshje të madhe apo të vogël. Mendoj se kjo është ajo që e karakterizon atë”, është shprehur Xhaka për Sky Sports.