Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka debuton me humbje, Muslija shënon supergol

Florent Muslija ka shënuar supergol në miqësoren që Paderborni e fitoi ndaj Bayer Leverkusenit.

Te Leverkuseni debutoi me humbje Granit Xhaka.

Paderborni fitoi me rezultatin 2:1, kurse Xhaka luajti për një skuadër gjermane pas shtatë vjetësh.

Ai karrierë më parë kishte bërë te Borussia Moenchengladbach, para se të transferohej tek Arsenali.

Muslija shënoi për mrekulli në minutën e 45-t.

Edhe Xhaka shënon supergol Futboll Xhaka shënon supergol

Muslija e kompletoi ndeshjen, bashkë me Visar Musliun.

Xhaka ishte titullar te Leverkuseni, kurse u zëvendësua në minutën e 73-t.