Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xërxa – Kika, ndeshja që nuk ka përfunduar tash e 173 ditë

Ndeshja e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, ndërmjet Xërxes dhe Kikës, ende nuk e ka gjetur fundin, ani pse janë bërë gati gjashtë muaj, që kur nisi

Në fakt, përballja e 16 tetorit, ishte ndërprerë në minutën e 29-të për shkak të të reshurave të shiut, për të vazhduar pas tre ditëve aty ku kishte mbetur, me vendim të Komisionit të Garave, dhe në fund, fitore kishte shënuar Xërxa 2:1 në një ndeshje të tensionuar.

Në po të njëjtën ditë, Kika kishte parashtruar ankesë në Komisionin e Shkallës së Dytë, komision që ishte i obliguar që brenda 8 ditëve, të merrte vendim.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe vendimi për përsëritjen e ndeshjes nga minuta e parë, ka ardhur pas një muaji e gjashtë ditëve, duke u shkelur kështu neni 73 i Rregullores së Garave.

Vendimin e këtij komisioni, pavarësisht shkeljeve, e kishte përkrahur edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, në mbledhjen e mbajtur në Shkodër me 23 mars 2017.

Edhe Fushë Kosova dënohet me -9 pikë dhe bie automatikisht në Ligën e Dytë Sport Fushë Kosova dënohet me -9 pikë dhe bie automatikisht në Ligën e Dytë

Me shkeljet e Rregullores së Garave, nuk pajtohet kryetari i klubit të Xërxës, Burim Krasniqi, i cili ka bërë kërkesë në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Në një prononcim për Sportin në KTV, Krasniqi, tregon në detaje se çka po kërkojnë nga FFK-ja.

Ai thotë se nuk kanë asgjë kundër Kikës, por dëshirojnë që rregulloret të mos shkelen, madje thotë se janë dëmtuar edhe financiarisht, pasi është dashur t’i paguajnë dy herë zyrtarët e ndeshjeve.

Krasniqi, ka thënë në fund se nëse nuk respektohen aktet normative, atëherë do të bëjnë ankesë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Kohavisioni ka provuar tw marrw njw prononcim rreth rastit edhe në Federatën e futbollit të Kosovës, por kryetari i Komisionit të Garave për Ligën e Dytë, Ismajl Ajeti, nuk ka pranuar flasë para kamerës, me arsyen se nuk ka të drejtë.

Por, ai është i bindur se ndeshja do të përsëritet nga minuta e parë brenda dy javësh.

Duhet theksuar se janë bërë 173 ditë, që kur kishte nisur përballja ndërmjet dy ekipeve të Ligës së Dytë dhe 3 pikë ende nuk dihet se kujt do t’i takojnë.

Edhe Feronikeli 74 tërhiqet sërish, por tani nga vendimi për largim nga garat Futboll Feronikeli 74 tërhiqet sërish, por tani nga vendimi për largim nga garat

Ndryshe, Xërxa dhe Kika, bëjnë pjesë në Grupin B të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.

Pas 17 xhirove të luajtura, Kika renditet në vendin e pestë me 37 pikë, kurse Xërxa është e gjashta me 8 pikë më pak.