Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi thotë se s’është gati për ta udhëhequr Barçën

Xavi nuk beson se është i gatshëm të bëhet trajner i Barcelonës, ndërsa u kërkuar të kenë durim atyre që presin madhështinë e tij edhe si trajner.

Ai thotë se ende nuk e ka përfunduar edukimin për trajner, transmeton Koha.net.

“Tani mund të jem trajner në vendet e vogla, por vitin e ardhshëm, në maj shpresoj të marr licencën UEFA Pro në mënyrë që të jem i gatshëm të menaxhojë ndonjë ekip”, është shprehur ai për TV3.

Ai flet edhe për krahasimet që njerëzit i kanë bërë me Pep Guardiolan.

“Edhe si lojtarë, ishte njëjtë, njerëzit prisnin më parë gjërat nga unë, ashtu si kur më quanin që të isha ‘Guardiola i ri’ dhe ende nuk ka ndodhur. Tani është e njëjta, ende nuk e shoh veten si trajner të formuar plotësisht. Duhet të kemi durim”, shprehet ish-mesfushori i Barcelonës.