Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi nuk jep detaje për interesimin e Haalandit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka mohuar raportimet e fundit se Barcelona ka nisur negociatat me Erling Haalandin.

Xavi ka bërë të ditur se nuk dëshiron të japë detaje.

“Nuk mund të jap detaje. Mund të them vetëm se po punojmë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e klubit”, deklaroi Xavi.

Barcelona thuhet se së shpejti do të dërgojë një ofertë në drejtim të Borussia Dortmundit për yllin norvegjez.

Për Haalandin interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester City

Artikuj të ngjashëm