Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi konfirmon bisedimet me Lewandowskin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar bisedimet me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Sulmuesi ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Bayern Munich këtë sezon dhe Barça është shpallur si favorit për nënshkrimin e tij.

Xavi thotë se ka pasur kontakte mes lojtarit dhe klubit nga Camp Nou, por paralajmëroi se nuk do të jetë e lehtë nënshkrimi. “Është një mundësi që ai mund të vijë. Ai e ka thënë edhe publikisht. Ka negociata, por nuk do të jetë e lehtë, ai ka një kontratë njëvjeçare me Bayernin”, deklaroi Xavi.

Artikuj të ngjashëm